Presidenti i Meksikës dënon vendimin e Donald Trump: Nuk do paguajmë ne për murin

Publikuar tek: bota, më 12:57 26-01-2017 Presidenti i Meksikës dënon vendimin e Donald Trump: Nuk do paguajmë ne për murin

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto reagoi lidhur me vendimin e homologut të tij amerikan, Donald Trump, që urdhëron ndërtimin e një muri përgjatë kufirit meksikan.

“Më vjen keq dhe e dënoj vendimin e qeverisë amerikane për të vazhduar me ndërtimin e një muri në kufi, që për vite na ka ndarë më shumë se na ka bashkuar”, deklaroi presidenti meksikan në një fjalim televiziv.

“E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris, Meksika nuk do të paguajë për këtë mur”, shtoi ai, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump se Meksika do të financojë projektin.

“Meksika jep dhe kërkon respektin që i takon si një vend sovran”,  tha Pena Nieto.

Shumë meksikanë i  kanë bërë thirrje presidentit të tyre që të anulojë një vizitë të planifikuar në SHBA, javën e ardhshme për të protestuar këtë veprim të SHBA-së, por gjatë fjalimit të tij presidenti meksikan, Pena Nieto nuk bëri asnjë koment lidhur me udhëtimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza e sondazhit, Angela Merkel nuk e ka të sigurtë postin e kancelares, sfidohet bindshëm
Ngjarje e frikshme në SHBA, mijëra sorra në formë gjarpri ‘pushtojnë’ qiellin (Foto dhe Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011222839355469
array(1) { ["section"]=> string(86) "presidenti-i-meksikes-denon-vendimin-e-donald-trump-nuk-do-paguajme-ne-per-murin-66733" }