Presidenti i Meksikës në telashe, i dha mikut të tij tendera me vlerë 2.8 miliard dollarë

Publikuar tek: bota, më 15:53 02-08-2015 Presidenti i Meksikës në telashe, i dha mikut të tij tendera me vlerë 2.8 miliard dollarë

Presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto është përfshirë më shumë se çfarë mendohej më parë në skemat e korrupsionit qeveritar.

Dokumentat e publikuara pak ditë më parë ekspozojnë skandalin se si ai i ka dhënë Juan Armando Hinojosa Cantús, mikut të tij të ngushtë, më shumë se 80 tendera me vlerë 2. 8 miliardë dollarë.

Kompania e tij “Higa Group” ka përfituar më shumë se gjysëm milioni dollarë nga kontratat qeveritare, ndërsa gjatë fushatës në vitin 2012 Enrique Pena qëndronte në vilën e mikut të tij dhe përdorte falas helikopterin joqeveritar të vënë në dispozicion. Dyshime janë hedhur edhe mbi projektin fantazëm të ndërtimit të një rezervuari uji në very të Mëksikës që kapi vlerën qesharake prej 127 milionë dollarë.

Ndaj presidentit meksikan tashmë ka nisur një revoltë popullore. Një qytetar tentoi ta sulmonte gjatë një fjalimi ditën e djeshme ndërsa përpara ndërtesës ishin mbledhur qindra protestues që thërrisnin njëzër “Vrasës”.

Opozita meksikane ngre dyshimet për rolin e tij në aratisjen e bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë.

Sipas Bankës Botërore 52% e meksikanëve jetojnë në varfëri ekstreme ndërsa gjatë qeverisjes së Penas që prej vitit 2012, kësaj shifre i janë shtuar edhe 2 milionë banorë të tjerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026384115219116
array(1) { ["section"]=> string(94) "presidenti-i-meksikes-ne-telashe-i-dha-mikut-te-tij-tendera-me-vlere-2-8-miliard-dollare-17549" }