Presidenti i OSBE takim me Ruçin: Bëni kujdes...Parlamenti është funksional

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 03-06-2019 Presidenti i OSBE takim me Ruçin: Bëni kujdes...Parlamenti është funksional

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e OSBE-së, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë,  Miroslav Lajcak.

 Lajcak është në Shqipëri në cilësinë e Presidentit të radhës të OSBE-së, dhe takimi u zhvillua në kuadrin e përgatitjeve të Shqipërisë për të marrë Presidencën e OSBE-së, në vitin 2020.

Ruçi, e informoi zLajcak mbi ecurinë e reformave integruese si edhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë Presidencën e OSNBE-së në vitin 2020 dhe për të ushtruar e kurorëzuar një Presidencë të suksesshme.

Lajcak nënvizoi se në Shqipëri është në vizitë zyrtare në cilësi të trefishtë: si Presidenti i radhës i OSBE-së; si përfaqësues i një vendi të BE-së dhe si ministër i jashtëm i Republikës së Sllovakisë. Në të tri këto cilësi ai vuri në dukje se “Shqipëria ka bërë hapa të pamohueshëm në reformat integruese dhe për këtë meritoni përgëzime.” dhe shprehu besimin se Shqipëria do të realizojë një Presidencë të suksesshme dhe rezultative të OSBE-së, mbështetur në prioritetet dhe vlerat e organizatës. Në lidhje me situatën politike në Shqipëri,  Lajcak vuri në dukje: “Protestat janë një mjet demokratik, por ato nuk mund të zëvendësojnë procesin parlamentar dhe debatin në Parlament. Opozita është zgjedhur për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare. Reformat duhet t’i vazhdoni në mënyrë të pakthyeshme dhe duke bërë kujdes të mos dëmtoni rezultatet e deritanishme. Parlamenti është funksional, ka kuorumin kushtetues dhe shumicat e nevojshme për të punuar normalisht dhe për të marrë vendimet e duhura në të mirë të vendit. Shqipëria nuk është një ishull i izoluar, por pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë partnerët ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se askush nuk ka miratuar e nuk miraton veprimet e opozitës kundër sistemit. Asnjë arsye që ngre opozita nuk është argument për të braktisur mandatet dhe detyrimet parlamentare. Të gjithë ju inkurajojmë të ecni përpara dhe do të vazhdoni të kini mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.”

Në përgjigje të interesimit të Lajcak, Kryetari i Kuvendit, Ruçi, shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare nuk qëndrojnë.

'Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të çertifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentar', nënvizoi Ruçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029474973678589
array(1) { ["section"]=> string(79) "presidenti-i-osbe-takim-me-rucin-beni-kujdes-parlamenti-eshte-funksional-166772" }