Presidenti i PE letër Gramoz Ruçit: Të jeni të sigurtë, Parlamenti Europian do e mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE

Publikuar tek: politike, më 10:22 22-01-2021 Presidenti i PE letër Gramoz Ruçit: Të jeni të sigurtë, Parlamenti Europian do e mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE David Sassoli - Gramoz Ruçi

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një letër drejtuar Gramoz Ruçi, e falenderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Ai thotë ndër të tjera se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

“Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian. Raporti i Komisionit Europian pasqyron përparimin që ka bërë vendi Juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020. Vlerësoj angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të jeni të sigurtë se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen”, shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryeministri Berisha bën deklaratën e fortë për ngjarjen e 21 janarit: Edi Rama meriton burg të përjetshëm
Jozefina Topalli mesazh për 25 prillin: Keni mundësi të merrni një vendim të fortë, do ketë impakt në një dekadë. Vendi ka nevojë për shpresë »
Article Logic
Execution time: 0.013510942459106
array(1) { ["section"]=> string(125) "presidenti-i-pe-leter-gramoz-rucit-te-jeni-te-sigurte-parlamenti-europian-do-e-mbeshtese-shqiperine-ne-rrugen-drejt-be-235946" }