Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me Covid-19

Publikuar tek: bota, më 17:58 24-10-2020 Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me Covid-19 Andrzej Duda

Presidenti polak Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimit të kryer ditën e Premte.

 

Kreu i Shtetit në një video-mesazh për ndjekësit e tij në Tëitter u shpreh se, “Unë ndihem mirë tani. Do t’i kaloj ditët në vazhdim duke u vetëizoluar me bashkëshorten time. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar.”

Sipas autoriteteve Duda ka takuar shumë persona ditët e fundit dhe ata të gjithë janë këshilluar të kryejnë testin e COVID-19 dhe të vetëkarantinohen. Njëri prej personave është dhe Blazej Spychalski, ministri i presidentit, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Duda është lideri i radhës pas presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili infektohet nga COVID-19.

Polonia është futur në një mbyllje të pjesshme të shtetit pasi ka mbyllur të gjithë shkollat fillore dhe restorantet.

Kujtojmë se Polonia ka patur një rritje me 6.5% të infektimeve duke e çuar shifrën e rasteve pozitive në 242 mijë ndërkohë ka patur dhe 4,351 viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çekia regjistron përsëri rekord rastesh të reja me koronavirus, ja kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia
Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve në SHBA, ja cilat janë shtetet amerikane që mund të përcaktojnë rezultatin »
Article Logic
Execution time: 0.011351823806763
array(1) { ["section"]=> string(57) "presidenti-i-polonise-rezulton-pozitiv-me-covid-19-225022" }