'Presidenti i Serbisë po të dojë mund të shkojë në...', Rama: Fatkeqësia jonë si komb, nuk negociojmë dot me njëri-tjetrin

Publikuar tek: politike, më 12:19 03-07-2020 'Presidenti i Serbisë po të dojë mund të shkojë në...', Rama: Fatkeqësia jonë si komb, nuk negociojmë dot me njëri-tjetrin Edi Rama

Kryeministri Rama është shprehur i vendosur për zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Serbia do të jetë e detyruar të ulet në tryezë me Kosovën.

Ai vendosi t'i injorojë deklaratat e Vuçiç, duke u shprehur se presidenti i Serbisë mund të flasë çfarë të dojë, apo mund të shkojë edhe deri në Hënë, por në fund do të pranojë sovranitetin e Kosovës.

Rama foli edhe për atë që e quajti "fatkeqësia jonë kombëtare", duke thënë se ajo është vështirësia e negociatave me njëri tjetrin, që na ka bërë të na ikin edhe çështje të rëndësishme historike.

"Presidenti i Serbisë mbron interesat e vendit të tij dhe mund të thojë negocioj me perëndimin dhe jo me shqiptarët, por nuk ka shans të bisedojë me përëndimin për shqiptarët. Fatkeqësia që ne na ka ndjekur si komb, është që kemi humbur raste historike se nuk negiciojmë dot me njëri tjetrin. Nëse ne jemi 1, presidenti i Serbisë mund të shkojë në Hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne, me Kosovën që është e paprekshme dhe sovrane dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim autoritetet e Prishtinës. Përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë: barrikadimi dhe përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, përballimi sy më sy dhe drejtpërdrejt me mjetet e paqes është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur, jo kush bën të fortin me facebook", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893
array(1) { ["section"]=> string(121) "presidenti-i-serbise-po-te-doje-mund-te-shkoje-ne-rama-fatkeqesia-jone-si-komb-nuk-negociojme-dot-me-njeri-tjetrin-212684" }