Presidenti i Sllovenisë viziton sot Shqipërinë (AGJENDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 04-03-2019 Presidenti i Sllovenisë viziton sot Shqipërinë (AGJENDA)

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, nis sot vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Presidenti Pahor, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Meta për të vijuar më pas me takimin dypalësh të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferenca e përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe sllovenë.

 Ndërkaq, gjatë vizitës së tij Presidenti i Sllovenisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryeministri, Edi Rama.

Gjithashtu Presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 Presidenti Pahor, do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe do të vizitojë të martën qytetin dhe kalanë e Krujës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12014579772949
array(1) { ["section"]=> string(61) "presidenti-i-sllovenise-viziton-sot-shqiperine-agjenda-155057" }