Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden, ka përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë përgjegjëse për komunikim e Shtëpisë së Bardhë.
Jen Psaki do të jetë zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë. Psaki, 41 vjeçe, me origjinë greko-polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtore e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.
U emëruan gjithashtu zëvendëszëdhënësja, Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden dhe Ashley Etienne, drejtoresha e komunikimeve për zëvendëspresidenten.
Symone Sanders u zgjodh zëdhënëse për zëvendëspresidenten.