Presidenti Ilir META i drejtohet POPULLIT: KOHA të merrni fatet tuaja në DORË! Referendumi e VETMJA ZGJIDHJE (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 19:12 22-11-2019 Presidenti Ilir META i drejtohet POPULLIT: KOHA të merrni fatet tuaja në DORË! Referendumi e VETMJA ZGJIDHJE (DEKLARATA) Presidenti Ilir Meta shtrin dorën lart teksa thotë 'Shqipëria e para'

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar referendum, i cili do t’i japë vendit një Kushtetutë të re dhe i drejtohet popullit shqiptar që të 'marrë fatet e veta në dorë'.

Në një konferencë po aq të jashtëzakonshme sa ç’e kishte paralajmëruar, ndonëse me 30 minuta vonesë, Meta u shfaq i vetëm në sallën e Presidencës, për tiu drejtuar shqiptarëve në këtë moment 'kritik', ku sipas tij vendi dhe shteti po degradojnë.

Meta e nisi fjalën e tij duke vlerësuar Kushtetutën e ’98-së, por tha se pas “marrëveshjeve të errëta” Kushtetuta u kthye një një rregullore me data dhe afate. Meta insistoi se vendi ka nevojë për një Kushtetutë të re, dhe theksoi se referendumi është e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund “degradimit të vendit”.

Nga “kapja e reformës në drejtësi” te mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese e deri te mungesa e investimeve të huaja, oligarkët dhe 'shpopullimi' i vendit, Meta ngriti gishtin e akuzës drejt qeverisë aktuale dhe kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e METËS:

Sa më serioz i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi, aq më i rrallë dhe i qëndrueshëm është Kushtetuta. Kushtetuta pothuajse gjithmonë ka lindur në kohë krizash për mbrojtje nga pushteti arbitrar dhe jolegjitim. Kushtetuta mbetet e para dhe e fundit vijë e kuqe e pakalueshme për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. 1998 është një datë historike kur për herë të parë populli shqiptar miratoi përmes referendumit Kushtetutën. Kushtetuta e ’98 mundësoi rivendosjen e paqes në vend me rotacionin. Kjo kushtetutë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në një marrëveshje të errët. Ndryshimet thelbësore që u bënë në kushtetutë në vitin 2016 kanë nxjerrë sot në pah probleme të tjera akute.

Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate. Qëllimi i reformës nuk ishte falimentimi i drejtësisë por reformimi i thellë i tij. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës. Sot jemi para një situate edhe më dramatike. Kushtetuta e Shqipërisë po shkelet hapur edhe dhunshëm me qëllim kapjen e të gjitha pushteteve nga kryeministri aktual. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit në një proces antiligjor me votime njëpartiake, vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese, vendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë të Lartë, numri i deputetëve në parlament nuk plotësohet dot. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Kur dhunohen të drejtat e pronës, kur qeveria për të pasuruar një kastë oligarkësh ka krijuar një borxh që shqiptarëve do t’i duhen 20 vite ta shlyejnë. Kur vendi po shpopullohet pa ndalim, ku si rezultat i sukseseve imagjinare nuk ka më asnjë investim të huaj.

Është koha për t’i thënë ndal këtij dekragimi të shtetit dhe vendit tonë. Unë si presidenti i Republikës do të qëndroj si kryegarant dhe do t’i kundërvihem me të gjitha forcat e mija.

Shqiptarët të hapin sytë dhe të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më jashtë vendit. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar që përmes refendumit të mbrojë republikën. Do jetë populli ai që do vendosë nëse do të kthehet në diktaturë apo jo. Presidenti do të bëjë gjithçka.

Të mbrojmë sot Kushtetutën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053471088409424
array(1) { ["section"]=> string(123) "presidenti-ilir-meta-i-drejtohet-popullit-koha-te-merrni-fatet-tuaja-ne-dore-referendumi-e-vetmja-zgjidhje-deklarata-186846" }