Presidenti Ilir Meta reagon pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut

Publikuar tek: politike, më 22:33 04-08-2020 Presidenti Ilir Meta reagon pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar pak orë pas ngjarjes tragjike që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të të lënduarve, si dhe solidarizohet me popullin e Libanit.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit.  

Më herët reaguan edhe presidenti i francës Makron dhe kryeministri i Britanisë Boris Johnson, të cilët shprehën solidaritetin e tyre dhe ofruan ndihma për gjithë të prekurit atje.

Deri më tani raportohen mbi 3000 të plagosur dhe 50 viktima nga shpërthimi i madh në depon e fishekzjarreve.

Lexo edhe: Kryeministri Rama për tragjedinë në Bejrut: Shkatërrim që të lë pa frymë e pa fjalë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099289417266846
array(1) { ["section"]=> string(72) "presidenti-ilir-meta-reagon-pas-shperthimit-te-fuqishem-ne-bejrut-216103" }