Presidenti italian Mattarella pranon dorëheqjen e Mateo Renzit

Publikuar tek: bota, më 21:26 07-12-2016 Presidenti italian Mattarella pranon dorëheqjen e Mateo Renzit

Matteo Renzi ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Italisë pasditen e sotme.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Renzi ka qenë në Presidencë për të zyrtarizuar vendimin, ku ka qëndruar për rreth 45 minuta me presidentin Sergio Mattarella.

Më herët Renzi zhvilloi një mbledhje me kryesinë e Partisë Demokratike, në përfundim të së cilës shprehu qëndrimin e tij: “zgjedhje pas konsultimeve, ose qeveri uniteti”.

“Jemi partia që ka shumicën relative. Duhet të ndihmojmë presidentin e Republikës që t’i japë fund krizës qeveritare sipas mënyrave që do të gjykojë ai”, tha Renzi.

Më herët senatorët u bënë thirrje të gjithë ligjvënësve të kapërcejnë krizën qeveritare, në mënyrë që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034850120544434
array(1) { ["section"]=> string(68) "presidenti-italian-mattarella-pranon-doreheqjen-e-mateo-renzit-61935" }