Presidenti Joe Biden jep lajmin e mirë për vendet e varfëra, ja kur nis shpërndarja e vaksinave anti-Covid

Publikuar tek: bota, më 19:04 21-01-2021 Presidenti Joe Biden jep lajmin e mirë për vendet e varfëra, ja kur nis shpërndarja e vaksinave anti-Covid Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka nisur vrullshëm punën në krye të Shtëpisë së Bardhë.  

Me të marrë drejtimin e saj, Biden ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë vendet e varfëra. Biden ka kërkuar që SHBA t'i bashkohet skemës së COVAX-it për distribuimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe në shtetet më të varfra.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari shëndetësor i tij, Anthony Fauci, duke e konfirmuar vazhdimin e angazhimit amerikan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pas vendimit të presidentit të mëparshëm, Donald Trump, për ngrirjen e fondeve kësaj organizate.

Sipas tij, pakot e para me vaksina pritet që të mbërrijnë në vendet e varfra duke nisur nga muaji shkurt.

Fauci i ka kërkuar OBSH-së transparencë të plotë në lidhje me misionin e saj për hetimin e origjinës së pandemisë në Ëuhan, me qëllim që në të ardhmen shëndetësia të jetë më e përgatitur për viruset e panjohura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kina “hakmerret” për deklaratën e Pompeos: Ai dhe 27 zyrtarë të tjerë të SHBA-së nuk lejohen të udhëtojnë drejt 3 shteteve
Vijojnë shifrat e LARTA të Covid-19 në Itali e Britani, në SHBA dhe Meksikë po vdesin mijëra njerëz çdo ditë »
Article Logic
Execution time: 0.012233972549438
array(1) { ["section"]=> string(112) "presidenti-joe-biden-jep-lajmin-e-mire-per-vendet-e-varfera-ja-kur-nis-shperndarja-e-vaksinave-anti-covid-235893" }