Presidenti ‘jolegjitim’ i Venezuelës, Maduro: Dëshirojmë të vazhdojmë marrëdhëniet me SHBA-në

Publikuar tek: bota, më 21:53 25-01-2019 Presidenti ‘jolegjitim’ i Venezuelës, Maduro: Dëshirojmë të vazhdojmë marrëdhëniet me SHBA-në Presidenti i 'rrëzuar' venezualian Maduro

Presidenti i rrëzuar venezuelian Maduro, në një dalje për konferencë për shtyp për herë të parë pasi Juan Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm i Venezuelës të mërkurën, vendosi t’i ngrejë flamurin e bardhë kundërshtarit të tij, i cili kishte inkurajuar dhe organizuar protesta kundër regjimit të tij.

 “Ne nuk do të vrasim njëri-tjetrin, popullin venezuelian. Ne do t’i zgjidhim problemet tona pa dhunë. Shpresojmë se më parë dhe jo më vonë që opozita do të dalë nga rruga e ekstremizmit dhe do të hapë një dialog të sinqertë,” tha ai.

Maduro shkëputi lidhjet diplomatike me SHBA-në të mërkurën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump zyrtarisht njohu Juan Guaidon si udhëheqës legjitim të Venezuelës. Diplomatëve amerikanë u është dhënë ultimatumi prej 72 orësh për t’u larguar nga Venezuela.

Administrata Trump fillimisht refuzoi ultimatumin e Maduros, duke pretenduar se ai nuk kishte autoritetin për të marrë një vendim të tillë. Megjithatë  diplomatët amerikane dhe stafi i ambasadës u urdhëruan të largohen nga Venezuela “për arsye sigurie” ditën e sotme. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011373996734619
array(1) { ["section"]=> string(96) "presidenti-jolegjitim-i-venezueles-maduro-deshirojme-te-vazhdojme-marredheniet-me-shba-ne-150340" }