Presidenti kinez pritet me protesta në Republikën Çeke

Publikuar tek: bota, më 19:06 28-03-2016 Presidenti kinez pritet me protesta në Republikën Çeke

Presidenti kinez, Xi Jinping nisi sot vizitën e tij 48-orësh në Republikën Çeke, në fokus bashkëpunimi në planin ekonomik, duke shkaktuar një valë protestash dhe mosaprovim të vijës politike të presidentit çek, Milos Zeman, i cilësuar shumë pro ndikimit të Kinës.

Pritet të shënohet me këtë rast një partneritet strategjik midis dy vendeve. Investime të reja kineze në Republikën Çeke me një vlerë të përafërt 45 miliardë krona (1,66 miliardë euro) janë bërë të ditura, sipas Zeman.

“Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet aspak pozitive midis Kinës dhe ish-qeverisë çeke e dominuar ndjeshëm nga presioni i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”, pohoi Zeman, në një intervistë për televizionin kinez CTV, e transmetuar nga agjencia çeke CTK.

cekii.png

cekaa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10053300857544
array(1) { ["section"]=> string(60) "presidenti-kinez-pritet-me-protesta-ne-republiken-ceke-36242" }