Presidenti Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” kompozitorin e madh Çesk Zadeja

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 22-10-2020 Presidenti Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” kompozitorin e madh Çesk Zadeja

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” kompozitorin e madh Çesk Zadeja.

Meta shkruan se orkestrimi i Himnit, që realizoi Zadeja në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij. Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë.

Titulli i është dhuruar djalit të artistit të njohur Alban Zadeja.

Postimi i plotë:

Emri i Profesorit të nderuar Çesk Zadeja është i lidhur me dy nga simbolet më përbashkuese të shqiptarëve, Himnin Kombëtar dhe Heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Orkestrimi i Himnit, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot nё njё standard artistik e ligjor pёr interpretimin e drejtё tё tij. Ndërsa muzika legjendare e filmit “Skënderbeu”, Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare, si dhe e gjithë vepra e Profesor Zadesë konsiderohet me të drejtë si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.

Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve tona muzikore artistike, duke çmuar gjurmët e pashlyeshme të lëna në muzikën kombëtare, si artisti dhe dekani i përhershëm i shkollës shqiptare të kompozimit, i cili lartësoi me krijimtarinë dhe veprën e tij pedagogjike e shkencore traditat dhe emrin e Shqipërisë, pata kënaqësinë ta vlerësoja Profesor Çesk Zadenë, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

I lumtur që këtë Titull t’ja dorëzoja djalit të tij, artistit të njohur Alban Zadeja, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, pikërisht në sallën që mban emrin e Atit të tij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tetë ditë në grevë urie, naftëtaret: Pa zgjidhje nuk dalim nga këtu, të vijë kryeministri të na takojë
I dehur tentoi të therrë babain dhe vëllain, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.013817071914673
array(1) { ["section"]=> string(89) "presidenti-meta-dekoron-me-titullin-nderi-i-kombit-kompozitorin-e-madh-cesk-zadeja-224696" }