Presidenti Meta dekoron poetin Xhevahir Spahiu me Dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 28-02-2020 Presidenti Meta dekoron poetin Xhevahir Spahiu me Dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ (VIDEO) Pamje nga ceremonia e dekorimit te Xhevahir Spahiut

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme poetin e shquar Xhevahir Spahiu me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Presidencës ishin të ftuara mjaft figura të njohura të artit shqiptar.

Aktori Mirush Kbashi ka interpretuar para të ftuarve disa vargje nga poezitë e Xhevahir Spahiut, duke emocionuar sallën.

Presidenti Meta ka ndarë me të pranishmit edhe një ngjarje të vitit 1992, ku shprehet se ka qenë Xhevahir Spahiu ai që e ka future në rrugën e politikës.

“Xhevahir Spahiut në vitin 1992 iu luta të kandidonte në Skrapar dhe ai nuk pranoi, kështu që socialistët më zgjodhën mua në atë zonë, tha Meta.

Ai e falenderoi Spahiun për kontributin e tij të madh në gazetari.

Ky dekorim i poetit vjen në prag të 75 vjetorit të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069420337677002
array(1) { ["section"]=> string(99) "presidenti-meta-dekoron-poetin-xhevahir-spahiu-me-dekoraten-gjergj-kastriot-skenderbeu-video-196803" }