Presidenti Meta dekreton kthimin në Kuvend  të Ligjit ‘Për Kadastrën’

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 15-01-2019 Presidenti Meta dekreton kthimin në Kuvend  të Ligjit ‘Për Kadastrën’ Meta kthen dekretin për rishikimin e ligjit \"Për Kadastrën\"

Faqja e Presidencës së Republikës së Shqipërisë ka publikuar para pak minutash njoftimin se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit ‘Për Kadastrën’.

 

Sot më 15 Janar 2019 Presidenti Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Njoftimi i Presidencës

Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në frymën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe garantimit të të drejtave të pronësisë, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas këtij arsyetimi, pasi në formën e miratuar dhe referuar problematikës së konstatuar ky ligj bie ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe juriprudenca kushtetuese.

dekret.jpg

 

 

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-111-2018-per-kadastren-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eskobari i Ballkanit: 16 operacione dhe 5 milion lekë shpërblim, si i shpëtoi Kelmend Balili për 2 vite policisë
Artan Hoxha publikon FOTOT e Klement Balilit: E kapa po s' më lëshon (PËRMEND RAPORTIN E ESKOBARIT ME ILIR METËN) »
Article Logic
Execution time: 0.011286020278931
array(1) { ["section"]=> string(73) "presidenti-meta-dekreton-kthimin-ne-kuvend-te-ligjit-per-kadastren-148950" }