Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë: Angazhohu për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, kriza po përshkallëzohet në të gjithë sektorët

Publikuar tek: politike, më 20:19 23-09-2020 Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë: Angazhohu për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, kriza po përshkallëzohet në të gjithë sektorët Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet për të zgjidhur çështjen e bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Meta shprehet se kriza kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në të gjithë sektorët.

“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t'i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkruan Meta.

Kujtojmë që Liga Profesioniste e Futbollit vendosi bojktoin e kampionatit deri sa qeveria të plotësojë 4 kërkesat e tyre.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011125802993774
array(1) { ["section"]=> string(151) "presidenti-meta-i-ben-thirrje-qeverise-angazhohu-per-t-i-rikthyer-frymemarrjen-futbollit-shqiptar-kriza-po-pershkallezohet-ne-te-gjithe-sektoret-221412" }