Presidenti Meta, i dorëzon kupën e titullit kampion, KF Tiranës

Publikuar tek: sport, më 22:12 29-07-2020 Presidenti Meta, i dorëzon kupën e titullit kampion, KF Tiranës

Presidenti Ilir Meta është present në stadiumin ‘Air Albania’ dhe u ka dorëzon kupën ekipit kampion “FK Tirana”, me rastin e fitimit të kampionatit kombëtar të futbollit shqiptar 2019-2020.

Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit dhe u pa I veshur me xhaketn blu mbi bluzën e Tiranës.

Shpallja kampion e Tironës përkon me 100-vjetorin e saj kryeqytet.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti Meta i dorëzon kupën ekipit kampion “FK Tirana”, me rastin e fitimit të kampionatit kombëtar të futbollit shqiptar 2019-2020

29 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit, që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.

Presidenti Meta, i cili mbante veshur fanelën bardhë e blu të ekipit të F.K Tirana, pas përfundimit të ndeshjes, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi kapitenit të nderit për sonte Erando Karabeci Kupën e 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit, të fituar me plot meritë nga ekipi bardheblu, pikërisht në 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.

WhatsApp-Image-2020-07-29-at-21.58.34.jpegWhatsApp-Image-2020-07-29-at-21.58.33.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009490966796875
array(1) { ["section"]=> string(68) "presidenti-meta-i-dorezon-kupen-e-titullit-kampion-kf-tiranes-215432" }