Presidenti Meta jep DETAJE nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të çojë para ligjit përgjegjësit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:32 02-12-2019 Presidenti Meta jep DETAJE nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Prokuroria të çojë para ligjit përgjegjësit

Presidenti Ilir Meta ka treguar se sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuan për një bashkëveprim midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet se e mbështetën prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

‘Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm’, shkruan kreu i shtetit.

Kujtojmë që Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:30, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja ka zgjatur për një orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 
 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007544994354248
array(1) { ["section"]=> string(124) "presidenti-meta-jep-detaje-nga-mbledhja-e-keshillit-te-sigurise-kombetare-prokuroria-te-coje-para-ligjit-pergjegjesit-188092" }