Presidenti Meta krah Pandeli Majkos dhe Moikom Zeqos, nisma e veçantë që i bëri bashkë (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 10-10-2019 Presidenti Meta krah Pandeli Majkos dhe Moikom Zeqos, nisma e veçantë që i bëri bashkë (FOTOT)

U’ jam Arbëresh”, kjo është nisma më e re e ndërmarrë nga presidenti Ilir Meta, i mbësHtetur edhe nga ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe personalitete të tjera.

I pranishëm në tryezën e sotme ishte po shtu edhe shkrimtari Moikom Zeqo, i cili ka vetëm pak ditë që ka dalë nga spitali, ku mori mjekim.

Ndërkohë, kreu i shtetit bën me dije se kjo nismë "ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe".

Mesazhi i plotë nga Ilir Meta:

Shumë i lumtur, që së bashku me personalitete të shquara shqiptare dhe arbëreshe, të historisë, artit e kulturës, por edhe të politikës, të inicionim sot krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh”.

Kjo nismë tepër e rëndësishme, ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, folklorin dhe ritet fetare, këtë pasuri të çmuar, të lashtë dhe unike edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore, që na bën krenarë dhe që duhet ta mbrojmë e ta promovojmë më së miri.

Themelimi i Forumit “U’ jam Arbëresh” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.

Në këtë Forum, mirëpresim kontributin dhe idetë e të gjithëve

73098660_2534470176599240_1184322714882539520_o.jpg

71936139_2534470293265895_8023240178715852800_o.jpg

 

71771842_2534470369932554_5914924996072833024_o.jpg72258474_2534470456599212_7096093186325479424_o.jpg72233670_2534469979932593_8776227016052572160_o (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059011936187744
array(1) { ["section"]=> string(98) "presidenti-meta-krah-pandeli-majkos-dhe-moikom-zeqos-nisma-e-vecante-qe-i-beri-bashke-fotot-181504" }