Presidenti Meta mbërrin në zonat e përmbytura nga Osumi në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 22:42 02-12-2017 Presidenti Meta mbërrin në zonat e përmbytura nga Osumi në Berat

Presidenti Meta ka nisur një tur vizitash në zonat e përmbytura në vend, mbremjen e sotme ai ka shkuar në Berat për të parë nga afër situatën në këtë zonë.

Zona e Beratit është një nag më të godituart na përmbytjet në këto dy ditë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.

Në Berat ndalesa e parë e Presidentit Meta ka qënë në konviktin e shkollës së mesme industriale "Stiljano Bandilli", ku janë strehuar familjet rome që  u prekën nga përmbytjet. 

Më pas, Meta është ndalur në prefekturën e qarkut Berat, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe shtabin e emergjencave civile. Prefekti i qarkut Harilla Dafa e ka njohur me situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit.

Presidenti Ilir Meta është shprehur se edhe pse Osumi është qetësuar pasojat kanë qënë serioze dhe aktualisht kemi banorë të përmbytur që janë strehuar nga bashkia por kemi edhe dëme të shkaktuara në banesa dhe biznese. “Kjo situatë e krijuar kërkon vëmendje sepse dimri po bëhet më i vështirë dhe i paparashikueshëm”,- ka thënë Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11154079437256
array(1) { ["section"]=> string(71) "presidenti-meta-mberrin-ne-zonat-e-permbytura-nga-osumi-ne-berat-101722" }