Presidenti Meta në Bashkinë e Pustecit: Minoriteti maqedonas pasuri për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 14:50 05-01-2018 Presidenti Meta në Bashkinë e Pustecit: Minoriteti maqedonas pasuri për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë zyrtare në Bashkinë e Pustecit ditën e sotme.

Meta është pritur nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas dhe nga autoritet vendore, nënkryetari i Bashkisë Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. 

Banorët e Pustecit dhe autoritet vendore i kanë shprehur mirënjohjen Presidentit Meta për vëmendjen ndaj minoritetit maqedonas. Sakaq Presidenti i Shqipërisë është shprehur se minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë.

“Të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat. Jemi të angazhuar për të ruajtur dhe promovuar vlerat e traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas. Minoriteti maqedonas do jetë në vëmendjen time të përhershme”- ka shtuar më tej Ilir Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099952220916748
array(1) { ["section"]=> string(88) "presidenti-meta-ne-bashkine-e-pustecit-minoriteti-maqedonas-pasuri-per-shqiperine-105524" }