Presidenti Meta në Prishtinë, merr pjesë në Akademinë Solemne ‘Faleminderit Shqipëri’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 18-01-2020 Presidenti Meta në Prishtinë, merr pjesë në Akademinë Solemne ‘Faleminderit Shqipëri’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të marrë pjesë dhe do të përshëndesë Akademinë Solemne ‘Faleminderit Shqipëri’.

Kjo veprimtari organizohet nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë dhe do zhvillohet sot në Prishtinë në Qendrën ‘Bogdani Polis’ pranë Katedrales ‘Shën Nënë Tereza”.

Në qendër të Akademisë Solemne është falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024770021438599
array(1) { ["section"]=> string(89) "presidenti-meta-ne-prishtine-merr-pjese-ne-akademine-solemne-faleminderit-shqiperi-192415" }