Presidenti Meta takim me senatorin italian, Manuel Vescovi: Mirënjohje Italisë për proçesin e integrimit të vendit tonë në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 19:08 24-04-2019 Presidenti Meta takim me senatorin italian, Manuel Vescovi: Mirënjohje Italisë për  proçesin e integrimit të vendit tonë në BE

Presidenti Ilir Meta ka pritur  sot në një takim senatorin italian dhe përfaqësuesin e Partisë ‘Lega’, Manuel Vescovi, i cili është edhe anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin Italian.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Meta shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në të gjitha proceset e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në vendin tonë, si dhe për integrimin e shpejtë në BE.

Meta ndjehet i lumtur për rolin në rritje të komunitetit shqiptar në Itali, që veç të tjerave e tregon dhe kandidimi i përfaqësuesve të spikatur në zgjedhjet e ardhshme europiane.

‘Kënaqësi të takoja sot senatorin italian dhe përfaqësuesin e Partisë ‘Lega’, z.Manuel Vescovi, anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin Italian. 
Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në të gjitha proceset e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në vendin tonë, si dhe për integrimin e shpejtë në Bashkimin Europian.
I lumtur për rolin në rritje të komunitetit shqiptar në Itali, që veç të tjerave e tregon dhe kandidimi i përfaqësuesve të spikatur të tij në zgjedhjet e ardhshme europiane për forcat kryesore politike’, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052315950393677
array(1) { ["section"]=> string(130) "presidenti-meta-takim-me-senatorin-italian-manuel-vescovi-mirenjohje-italise-per-procesin-e-integrimit-te-vendit-tone-ne-be-161721" }