Presidenti Meta takim me zyrtarin e lartë çek, merr mbështetjen për çeljen e negociatave

Publikuar tek: politike, më 17:17 21-02-2018 Presidenti Meta takim me zyrtarin e lartë çek, merr mbështetjen për çeljen e negociatave

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch. 

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe tendencën në rritje të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në fushën e turizmit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, si dhe për mbështetjen e qartë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar praninë e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë në delegacionin çek, Presidenti Meta nënvizoi se, është shumë e rëndësishme që intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të shoqërohet edhe me rritjen e shkëmbimeve akademike e studentore.

 Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se pala çeke do t’i hapte shumë shpejt rrugën ngritjes në nivel Ambasadori të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Çeke dhe Kosovës. Zoti Štěch e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Republikës Çeke në funksion të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe nxitjen e mëtejshme të sipërmarrësve çekë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

28381334_10212152034778132_1683847318_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010455131530762
array(1) { ["section"]=> string(94) "presidenti-meta-takim-me-zyrtarin-e-larte-cek-merr-mbeshtetjen-per-celjen-e-negociatave-111003" }