Presidenti Meta tregon ç’do ndodhë në 8 Dhjetor: Fillon një epokë e re! S’mund të vazhdohet më kështu

Publikuar tek: politike, më 20:15 25-11-2019 Presidenti Meta tregon ç’do ndodhë në 8 Dhjetor: Fillon një epokë e re! S’mund të vazhdohet më kështu Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta fton qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e mitingut të 8 Dhjetorit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

I pyetur mbi detajet e këti manifestimi, Meta tha se mitingu ka për qëllim t’i japë fund epokës së partive, që sipas tij kanë dështuar dhe të nisë një epokë të re.

Meta nuk kurseu as sulmet ndaj maxhorancës duke thënë se po rrezikon të shpopullojë Shqipërinë.

“Unë bëra të qartë që në 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, fillon një dhjetor i dytë. Deri sa populli shqiptar të fitojë atë të drejtë që i është mohuar në gjithë këto vite. Kjo nuk do të thotë që mitingu i dhjetorit do të jetë pa mbarim. Presidenti do të jetë me popullin dhe do të bëjë çdo gjë deri sa populli të marrë fatet në dorë. Kushtetuta është e qartë, ligji në zbatim të Kushtetutës, nuk bëhet fjala vetëm për një referendum. Sa herë e parashikon Kushtetuta për referendum, populli shqiptar duhet ta ushtrojë këtë të drejtë. Në datën 8 Dhjetor bëhet fjala për fillimin e një epoke të re, epoka e partive përfundoi. Gjithmonë do të bëjnë lojëra të tilla dhe do të pasurojnë një grup oligarkësh dhe bandat do të qeverisin vendin e rajonin. E ka larguar vendin nga Europa sikur s’ka qenë kurrë më parë. Kjo është një gjë që nuk mund të vazhdojë më kështu. E drejta e referendumit do të kthehet. Nuk ka gjë më të ndershme nuk ka rëndësi se janë socialistë apo demokratë. Partitë dështuan. Ka humbur çdo lloj përgjegjësie, është dorëzuar çdo lloj sistemi llogaridhënës. Ne do ta ndalim këtë duke ia dhënë mundësinë popullit”, u shpreh Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079801082611084
array(1) { ["section"]=> string(106) "presidenti-meta-tregon-c-do-ndodhe-ne-8-dhjetor-fillon-nje-epoke-e-re-s-mund-te-vazhdohet-me-keshtu-187189" }