Presidenti Ilir Meta uron gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin. Meta shkruan se tëë gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur simbolin tonë të shenjtë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.
108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!
Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen”, shkruan Meta.