Presidenti Meta uron fëmijët për 1 Qershorin: Të ecim dorë për dore me ta për të ndërtuar Shqipërinë europiane

Publikuar tek: aktualitet, më 08:40 01-06-2020 Presidenti Meta uron fëmijët për 1 Qershorin: Të ecim dorë për dore me ta për të ndërtuar Shqipërinë europiane Presidenti Meta me femijet

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit.

Ai shprehet se duhet të mbrohen çdo ditë të drejtat e fëmijëve me vepra dhe jo me fjalë, për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese për Atdheun tonë.

"Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t'ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t'ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë", shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0052061080932617
array(1) { ["section"]=> string(116) "presidenti-meta-uron-femijet-per-1-qershorin-te-ecim-dore-per-dore-me-ta-per-te-ndertuar-shqiperine-europiane-208575" }