Presidenti RUS Putin u takua me drejtorin e spitalit që ishte prekur nga Covid, por Kremlini thotë: Presidenti gëzon shëndet të plotë

Publikuar tek: bota, më 11:22 01-04-2020 Presidenti RUS Putin u takua me drejtorin e spitalit që ishte prekur nga Covid, por Kremlini thotë: Presidenti gëzon shëndet të plotë

Kreu i spitalit Covid që u takua një javë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, rezultoi I prekur nga coronavirus ditën e djeshme (e martë) ndërkohë që Kremlini anoncoi që lideri rus gëzon shëndet të plotë.

Të martën e kaluar Denis Protsenko u takua me liderin rus që inspektoi spitalin Kommunarka. Presidenti Putin u pa të fliste dhe të qëndronte në një ashensor me Protsenkon pa pasur asnjë masë mbrojtëse.

Zëdhënësi I Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjensisë së lajmeve ruse se Putin ka bërë teste të rregullta dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar për shëndetin e tij. “Cdo gjë është në rregull” tha ai.

Duke postuar një foto me maskë në facebook ai tha se është vetëizoluar në zyre dhe do të vazhdojë të punojë.

Protsenko u kthye në figurën me të lartë në rrestin e parë të luftës kundër covid në Rusi.

Në 24 orët e fundit, autoritetet ruse kanë raportuar 500 raste të reja, duke e cuar numrin në 2337 raste dhe 17 të vdekur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009354829788208
array(1) { ["section"]=> string(138) "presidenti-rus-putin-u-takua-me-drejtorin-e-spitalit-qe-ishte-prekur-nga-covid-por-kremlini-thote-presidenti-gezon-shendet-te-plote-200889" }