Presidenti SERB Aleksandër Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital, shkak problemet me zemrën

Publikuar tek: rajon, më 11:42 16-11-2019 Presidenti SERB Aleksandër Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital, shkak problemet me zemrën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shtruar me urgjencë në spitalin ushtarak të Beogradit  mbrëmjen e së premtes pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Agjencitë ndërkombëtare raportojnë se presidenti është shtruar në Beograd ndërkohë që të shtunën në mëngjes, zyra e tij e shtypit pranoi me një deklaratë problemet kardiovaskulare, shkruan newsbomb.al.

Zëdhënësja e presidentit Suzana Vasiljeviç tha se shëndeti I presidentit është “I qëndrueshëm”, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital për kontrolle të mëtejshme.

Sipas medias serbe, 49 vjeçari vuan nga presioni i lartë i gjakut, por nuk japin të tjera detaje për gjendjen shëndetësore.

Aleksandër Vuçiç është një nga politikanët më influentë në vend. Gjatë këtyre kohëve të fundit, ka qenë aktiv edhe për çështjet e ballkanit. Një javë më parë u takua me Zaev dhe Ramën në Ohër, për inicativën e përbashkët të tyre për ‘minishengenin’ ballkanik, raporton newsbomb.al.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1572380065918
array(1) { ["section"]=> string(96) "presidenti-serb-aleksander-vucic-shtrohet-me-urgjence-ne-spital-shkak-problemet-me-zemren-186079" }