Humbja në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundrejt Joe Biden e ka kthyer Donald Trump në një njeri më të paqtë.
Kjo u duk edhe gjatë Ditës së Falenderimeve, me presidentin e SHBA-së që i ka 'falur jetën' gjelit të detit, duke vendosur të mos e therë.
“Gjatë kësaj feste, ofrojmë falenderime të përjetshme për mjekët, infermierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët që vazhdojnë betejën me ‘virusin kinez’ dhe shprehim mirënjohje për vaksinat dhe terapitë që së shpejti do t’i japin fund pandemisë”, tha presidenti Trump.
Gjeli i detit është pjata kryesore në tryezën e Ditës së Falenderimeve, por jo të gjithë amerikanët do të festojnë këtë radhë.
Radhët e gjata në qendra bamirëse që ofrojnë ushqim falas pasqyrojnë thellimin e mungesave ushqimore për shumë amerikanë gjatë pandemisë.