Dario Toska ka përfunduar klasën e pestë me rezultate të shkëlqyera, dhe ka marrë vlerësim nga presidenti Donald Trump.
Trump i ka akorduar medaljen e ekselencës shqiptarit, vlerësim ky që jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8 vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.
Dario Toska me prindërit pas marrjes së medaljes, ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.
Në pesë vitet e para të shkollimit Dario ka spikatur për rezultatet e larta, por jo vetëm. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, aftësitë komunikatave dhe vetëbesimin).