Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shtojmë sanksionet

Publikuar tek: bota, më 18:59 13-10-2017 Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shtojmë sanksionet

Presidenti amerikan Donald Trump parashtroi sot nga Shtëpia e Bardhë një strategji të re, më të rreptë të Shteteve të Bashkuara për Iranin.

Presidenti nuk e çertifikoi marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Shteteve të Bashkuara, vendeve aletae dhe Teheranit, duke thënë se Irani udhëhiqet nga një qeveri agresive, përgjegjëse për gjakderdhjen në rajonin e Gjirit Persik dhe që mbështet terrorizmin. Ai tha se Teherani është shkaktar i dhunës sektare në Irak, një prej shkatarëve të dhunës në Siri dhe Jemen. Presidenti tha se marrëveshja e Iranit nuk është në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

Mosçertifikimi i marrëveshjes i hap rrugën një periudhe 60 ditore, gjatë së cilës Kongresi duhet të vendosë nëse do të rivendosë disa, apo të gjitha sanksionet ekonomike që janë hequr si pjesë e marrëveshjes me Iranin. Shumë republikanë dhe demokratë e kundërshtojnë rivendosjen e sanksioneve, që në fakt do të minonin marrëveshjen.

Presidenti Trump e quajti marrëveshjen me Iranin "një nga marrëveshjet më të këqija që kanë nënshkruar ndonjëherë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara”. Ai kishte sugjeruar vazhdimisht se mund të largohej prej saj. Presidenti tha se Irani nuk ka "mishëruar thelbin" e marrëveshjes dhe nuk i ka zbatuar kërkesat e saj.

Sipas ligjit amerikan, presidenti duhet të çertifikojë çdo 90 ditë se Irani po përmbush marrëveshjen dhe se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të respektojë marrëveshjen. Presidenti Trump e ka bërë këtë dy herë, por jo me vullnet të plotë. Afati për çertifikimin e ardhshëm është 15 tetori.

Administrata Trump ka vazhduar të akuzojë Iranin për sponsorizim të terrorizmit, për kërcënim të aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe për prova me raketa balistike. Presidenti Trump ka thënë publikisht se marrëveshja nuk i mbulon këto çështje, shkruan Zëri i Amerikës. Zyrtarët iranianë kanë theksuar se marrëveshja nuk mund të rinegociohet. Presidenti Iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja “brenda pak orësh” në se Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja.

Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten, udhëheqësi amerikan parashtroi kundërshtimet ndaj marrëveshje bërthamore të vitit 2015, por edhe sjelljen e qeverisë iraniane dhe çështje të tjera, përfshirë programin e tyre të raketave, mbështetjen e tyre për presidentin sirian Bashar al Assad, dhe lidhjet e Teheranit me terrorizmin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babai e nxorri jashtë shtëpisë në 3 të mëngjesit, vogëlushja zhduket pa lënë gjurmë
Mjeku akuzohet për abuzim seksual dhe injektim droge ndaj 15 vjeçares, e thirri në zyrë tek spitali ku punonte »
Article Logic
Execution time: 0.012153148651123
array(1) { ["section"]=> string(60) "presidenti-trump-kercenon-iranin-do-shtojme-sanksionet-95806" }