Presidentit Macron i largohet një nga këshilltarët kryesorë

Publikuar tek: bota, më 07:06 04-01-2019 Presidentit Macron i largohet një nga këshilltarët kryesorë

Këshilltari për Komunikim i Presidentit francez, Sylvain Fort tha sot se do të braktisë postin e tij në fund të janarit.

 

"Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze," tha Fort për agjencinë Frans Press, duke konfirmuar raportet e mëparshme në mediat franceze.

Fort njoftoi se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare, shkruan Rel, tranmeton Newsbomb.al. 

Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij, pas protestave disa javore të grupit “Xhaketat e Verdha”.

Që nga mesi i nëntorit, kjo lëvizje protestonte kundër tarifave të reja për produktet e naftës si dhe kundër politikës së përgjithshme shtetërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012460231781006
array(1) { ["section"]=> string(66) "presidentit-macron-i-largohet-nje-nga-keshilltaret-kryesore-147439" }