'Presidentit po i hanë duart', deklarata e fortë e analistit: Nëse nuk e shkarkojnë, ja ç'do bëjë Meta

Publikuar tek: politike, më 08:02 12-06-2019 'Presidentit po i hanë duart', deklarata e fortë e analistit: Nëse nuk e shkarkojnë, ja ç'do bëjë Meta Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano ka dhënën versionin e tij lidhur me krizën politike në vend, ku vendimi i presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e ka thelluar edhe më shumë.

Teksa mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit, Nano shprehet se nëse kjo nuk ndodh, Meta do e japë vetë dorëheqjen.

Sipas analistit 'Metës po i hanë duart të bëjë atë që di më mirë'.

“Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita. I hanë aq shumë duart, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë. Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”, deklaroi Nano.

Ndërkohë, ditën e djeshme presidenti Meta dha këtë deklaratë përpara gazetarëve: “Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës. Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit? Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025299072265625
array(1) { ["section"]=> string(104) "presidentit-po-i-hane-duart-deklarata-e-forte-e-analistit-nese-nuk-e-shkarkojne-ja-c-do-beje-meta-167894" }