Këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se ajo është kërcënuar për vdekje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Faton Peci thotë se reagimi ndaj presidentes ka kohë është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë
Postimi i plotë:
Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.
Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!
Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!