Presidentja e "Yahoo", ndan një lajm nga jeta private dhe vë sërish në vështirësi drejtuesit

Publikuar tek: bota, më 13:27 01-09-2015 Presidentja e Marissa Mayer, presidente e Yahoo

Presidentja e “Yahoo”, Marissa Mayer ka ndarë në një postim në blogun e saj një lajm nga jeta private që me siguri i ka vënë në vështirësi për të dytën herë drejtuesit e Yahoo.

Presidentja thotë në blog se ajo dhe burri i saj janë duke pritur dy vajza binjake, të cilat sipas përllogaritjeve do të lindin në dhjetor. "Unë kam një lajme emocionues për të ndarë -! Jam shtatzënë", thotë Marissa Mayer në postimin e saj .

Shefja ekzekutive e Yahoo, thotë  se do të marrë disa kohë pushim dhe se ka informuar drejtuesit e Yahoo për shtatzëninë së saj.

Tre vjet më parë, Mayer njoftoi se ajo ishte shtatzënë me djalin e saj në llogaritë e rrjeteve sociale vetëm disa orë pasi Yahoo e kishte punësuar atë si shefen  e tretë të  tij me kohë të plotë, raporton AP.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013828992843628
array(1) { ["section"]=> string(95) "presidentja-e-yahoo-ndan-nje-lajm-nga-jeta-private-dhe-ve-serish-ne-veshtiresi-drejtuesit-19687" }