'Presim të vijnë ngarkesat e para', Dervishi: Ja sa persona do vaksionohen me Covax

Publikuar tek: aktualitet, më 23:20 04-12-2020 'Presim të vijnë ngarkesat e para', Dervishi: Ja sa persona do vaksionohen me Covax Marjeta Dervishi

Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi ka siguruar se me 1.2 milionë dozat e siguruara përmes Covax do të vaksionohen 560 mijë individë.  

Sa i takon vaksinës së gripit stinor, Dervishi tha se ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërkohë që për herë të parë po vaksinohen edhe mësuesit krahas grupeve të tjera.

Në një intervistë për "A2CNN", Dervishi foli dhe për mutacionin e koronavirusit rreth transmetueshmërinë apo fatalitetet. 

"Eshtë bërë pagesa 3,9 milionë dollarë për 1,2 milionë doza dhe do të vaksinohen 560 mijë individë. Mjekët e kanë cilësuar rëndësinë e vaksinimit të gripit stinor. Dhe këtë vit janë rritur shumë dozat e vaksinës së gripit. Ka përfunduar faza e parë për personelin shëndetësor për të moshuarit, të sëmurët kronikë, fëmijët e moshës 2-5 vjeç dhe këtë vit janë futur në listën e personave edhe mësuesit dhe ky është një ndryshim nga vitet e mëparshme”.

“Ne ndjekim studimet e ndryshme që jepen dhe në disa prej tyre referohet që mund të ketë pësuar mutacione që e kanë bërë më të transmetueshëm, kjo referuar një studimi të caktuar se mund të ketë edhe studime të tjera që mund ta hedhin poshtë këtë gjë. Ne presim informacione që janë të konfirmuara nga OBSH dhe agjenci të mëdha të shëndetit. Nëse ne u referohemi shifrave të fundit, kemi një numër të madh të personave të diagnostikuar dhe të shtruar, por deri tani nuk mund të themi që kemi informacion të saktë që ndikon në rritjen e fatalitetit,” tha Dervishi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet ilaçi që frenon përhapjen e Covid-19 brenda 24 orësh
‘Portalet shqiptare janë kobzeza’, Ylli Rakipi përplaset me aktivisten: S’jam aty se ta tregoj unë »
Article Logic
Execution time: 0.011807918548584
array(1) { ["section"]=> string(86) "presim-te-vijne-ngarkesat-e-para-dervishi-ja-sa-persona-do-vaksionohen-me-covax-230224" }