Presioni i NATO-s, Rusia tërheq kërkesën për furnizim të luftanijeve në portin e Spanjës

Publikuar tek: bota, më 19:09 26-10-2016 Presioni i NATO-s, Rusia tërheq kërkesën për furnizim të luftanijeve në portin e Spanjës

Spanja njoftoi sot se Rusia anuloi ndalesën në Ceuta të një grupi të aviacionit rus i drejtuar për në Siri, fillimisht e parashikuar për ditën e premte duke ngjallur shqetësimin e NATO-s.

“Ambasada e Federatës së Rusisë në Madrid na komunikoi se e tërhiqte kërkesën e autorizimit për ndalesën e anijeve të saj”, saktësoi Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle në një deklaratë.

Spanja u vu sot nën presionin e aleatëve të saj për të kundërshtuar kërkesën e një grupi të aviacionit rus i nisur drejt Sirisë për mundësinë e furnizimit në portin e Ceuta-s siç ishte rënë dakord më parë.

“Ndalesat e fundit të parashtruara në formën e kërkesave janë në fazë rishqyrtimi në bazë të informacioneve që kemi marrë nga aleatët tanë dhe autoritetet ruse”, bëri të ditur Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme, me anë të një email-i.

Kjo deklaratë konfirmon edhe pse në mënyrë jozyrtare informacionet sipas së cilave disa anije të këtij grupi duhet të bënin një ndalesë për furnizim me ushqime në Ceuta, një enklavë spanjolle në territorin maroken përballë Gjibraltarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia në alarm, tërmeti i dytë edhe më i fuqishëm, kryebashkiaku i Usitës: Qyteza jonë ka marrë fund
ZBARDHEN identitetet e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu i dënimeve kapitale në Romë: Ja dënimet e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.012154102325439
array(1) { ["section"]=> string(93) "presioni-i-nato-s-rusia-terheq-kerkesen-per-furnizim-te-luftanijeve-ne-portin-e-spanjes-57486" }