Presioni i palës shqiptare i jep fund kaosit në Kakavijë, Greqia hap kufirin pa tampon, test vetëm personat me simptoma

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 14-08-2020 Presioni i palës shqiptare i jep fund kaosit në Kakavijë, Greqia hap kufirin pa tampon, test vetëm personat me simptoma Pamje nga Kakavija

Pas kaosit të shkaktuar prej 3 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës dhe presionit nga pala shqiptare, shteti grek ka vendosur që të hapë kufirin pa tampon, për të gjithë qytetarët.

Testin do ta kryejnë vetëm personat që shfaqin simptoma të Covid, duke përshpejtuar procedurat.

Prej 3 ditësh qytetarët kanë qëndruar në diell dhe gjatë natës jashtë në të ftohtë, në rradhë të gjata kilometrike, në pritje për t'u ardhur rradha që të kalojnë kufirin.

Kjo sorollatje deri më tani ka ardhur për shkak se pala greke bënte testin e Covid për të gjithë qytetarët që kalonin.

Rradha e makinave që presin për të kaluar pikën kufitare ka shkuar deri në kthesën e fshatit Jorguçat, madje disa prej qytetarëve kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083560943603516
array(1) { ["section"]=> string(124) "presioni-i-pales-shqiptare-i-jep-fund-kaosit-ne-kakavije-greqia-hap-kufirin-pa-tampon-test-vetem-personat-me-simptoma-217112" }