Prestigjozia gjermane artikull aktorit shqiptar, si depërtoi Nik Xhelilaj në mentalitetin e huaj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:08 24-04-2019 Prestigjozia gjermane artikull aktorit shqiptar, si depërtoi Nik Xhelilaj në mentalitetin e huaj

Aktori shqiptar Nik Xheliaj ka prekur kinematografinë botërore me rolet e tij dhe prej disa vitesh e ushtron karrierën jashtë kufijve shqiptarë.

Rolet e tij në disa seriale të suksesshme kanë tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, ndër të cilat revista prestigjoze “Glamour Germany”.

Aktori ka realizuar edhe një set fotografik për këtë revistë ku vjen me një stil krejt ndryshe.

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan ndër të tjera “Glamour Germany”.

Ky artikull kushtuar aktorit shqiptar është një sukses i padiskutueshëm për të.

nik_xhel_4.jpg

nik_xhel_3.jpg

nik_xhel_2.jpg

nik_xhel.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021951913833618
array(1) { ["section"]=> string(102) "prestigjozia-gjermane-artikull-aktorit-shqiptar-si-depertoi-nik-xhelilaj-ne-mentalitetin-e-huaj-161729" }