Prestigjozja Forbes e SHBA shkruan për Bleonën dhe i thur lavde: Ylli i pavarur i Pop-it

Publikuar tek: slide-lart, më 09:39 02-02-2016 Prestigjozja Forbes e SHBA shkruan për Bleonën dhe i thur lavde: Ylli i pavarur i Pop-it Bleona me stilistin Derek Warburto

Revista  prestigjoze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dedikon një artikull të gjatë këngëtares shqiptare Bleona Qereti.

Forbes e cilëson bleonën si “të vetëfinancuarën, yllin e pavarur të pop-it”, ndërsa nuk harron as ta krahasojë me Madonën. “E njohur si Madonna shqiptare”, Bleona spikat për besimin e saj të pamëshirshëm dhe shfaqjet provokuese. Ajo ka lançuar 8 albume dhe ka shitur 1.5 milionë albume. Ka fituar çmime të shumta muzikore dhe është shfaqur në kopertinat e mbi 35 revistave ndërsa ka performuar për miliona fansa në mbarë botën”, shkruan Forbes në artikull.

Prestigjozja ndalet në aspektin vetëfinancues të këngëtares duke i mëshuar faktit që ajo është një femër e pavarur ekonomikisht duke e cilësuar këtë si “përcaktuesen e karrierës së saj”.

“Unë kam kontroll të plotë mbi krijimtarinë, stilin e muzikës, stilin e videos, ajo që unë dua të vesh, dhe, në fund të fundit, se si unë dua të prezantoj veten në tregun global", thotë Bleona për forbes në një intervistë realizuar përmes “video-chat”.

“Marka ime, rregullat e mia”, thotë Bleona . Këngëtarja i rrëfen prestigjozes gjithë rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë, duke mos harruar edhe njohjen me Donald Trump, manjatin rus dhe Timberland.

bl.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087821960449219
array(1) { ["section"]=> string(93) "prestigjozja-forbes-e-shba-shkruan-per-bleonen-dhe-i-thur-lavde-ylli-i-pavarur-i-pop-it-31532" }