Prestigjozja FORBES klasifikon LEZHJANEN e suksesshme mes 30 grave që duhen votuar, njihuni me Marinën

Publikuar tek: kulture-art, më 10:41 02-02-2018 Prestigjozja FORBES klasifikon LEZHJANEN e suksesshme mes 30 grave që duhen votuar, njihuni me Marinën

Një vajzë e suksesshme shqiptare është klasifikuar në 30 gratë që duhet të votohen nga revista Forbes, të moshës nën 30 vjeç.

Bëhet fjalë për Marina Sulën, shqiptaren e lindur në Lezhë që është laureuar në Universitetin e Vjenës në degën e Historisë dhe Artit dhe tashmë vazhdon studimet në Akademinë e Arteve.

Sikurse thuhet në Forbes online, ajo jeton e punon aktualisht në Vjenë dhe ka marrë pjesë në 8 ekspozita që nga viti 2014, katër prej të cilave kanë qenë personale në Shqipëri, Austri dhe Itali.

Puna e saj bazohet tek instalacionet, fotografitë, skulptuarat dhe vizatimet abstrakte. Ekspozita e saj “Soft Power” në Gabriele Seen Gallery në Vjenë në fund të vitit 2016, u vlerësua për përdorimin për reklamimin dhe performancën në rrjetet sociale.

 

vajz.jpgvajze1.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075130462646484
array(1) { ["section"]=> string(108) "prestigjozja-forbes-klasifikon-lezhjanen-e-suksesshme-mes-30-grave-qe-duhen-votuar-njihuni-me-marinen-108835" }