Prestigjozja “The Independent”: Nënë Tereza u shpall shenjtore, por akademikët thonë se ajo nuk ishte kaq e shenjtë

Publikuar tek: bota, më 14:50 04-09-2016 Prestigjozja “The Independent”: Nënë Tereza u shpall shenjtore, por akademikët thonë se ajo nuk ishte kaq e shenjtë

Akademikëve kanadezë, nga hulumtimi i literaturave dhe studimit të Ikonave katolike, dolën në përfundimin se reputacioni i grave të shenjta të shekullit të XX-të ishte produkt i marketingut.

Hulutuesit pohojnë se fondet e ofruara për punët humanitare nuk kanë qenë të plota dhe kanë lënë shumë persona të vdesin, pasi shërbimi mjeksor nuk u është ofruar siç duhet, raporton "The Independent".

Serge Larivee, një studiues nga Universiteti i Montrealit, ka thënë: "Duke pasur parasysh menaxhimin dorështrënguar të punëve të Nënë Terezës, mund të shtrohet pyetja, ku kanë shkuar miliona dollarë për të varfërit"?

Christopher Hitchens është cituar në raportin e Hitch ku ka folur me zë të lartë kundra Nënë Terezës në vitin 2003.

 "Nënë Tereza nuk ishte një mike e të  varfërve. Ajo ishte një mike e varfërisë. Ajo tha se vuajtja ishte një dhuratë nga Perëndia. Ajo kaloi jetën e saj duke kundërshtuar të vetmen kurë të njohur të varfërisë , që ishte fuqizimi i grave dhe emancipimi i tyre nga një version i riprodhimit të detyrueshëm", -ka shkruar studiuesi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041491985321045
array(1) { ["section"]=> string(117) "prestigjozja-the-independent-nene-tereza-u-shpall-shenjtore-por-akademiket-thone-se-ajo-nuk-ishte-kaq-e-shenjte-51845" }