Prestigjozja “The Telegraph”: Toni Bler ka marrë dokumente sekrete, i ndalohet hyrja në ambasadën britanike në Tiranë

Publikuar tek: bota, më 15:57 03-01-2016 Prestigjozja “The Telegraph”: Toni Bler ka marrë dokumente sekrete, i ndalohet hyrja në ambasadën britanike në Tiranë

Prestigjozja britanike “The Telegraph” shkruan në një artikull të saj se Toni Blerit i është ndaluar qëndrimi në ambasadat britanike në vende të ndryshme të botës duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Sipas gazetës Tony Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit, si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme.

“Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm dhe të shmanget perceptimi se Bler apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike”, shkruhet në artikull.

Ministria e Jashtme ka sqaruar se ish-kryeministrat apo ish-ministrat mund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.

Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.

teleg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031957864761353
array(1) { ["section"]=> string(119) "prestigjozja-the-telegraph-toni-bler-ka-marre-dokumente-sekrete-i-ndalohet-hyrja-ne-ambasaden-britanike-ne-tirane-29065" }