Prestigjozja “The Telegraph”: Zbuloni Rivierën Shqiptare, aty ku historia dhe e bukura ndërthuren sëbashku

Publikuar tek: ekonomi, më 12:48 23-06-2016 Prestigjozja “The Telegraph”: Zbuloni Rivierën Shqiptare, aty ku historia dhe e bukura ndërthuren sëbashku

Media të ndryshme kanë shkruar vazhdimisht për perlat e Shqipërisë.

Kësaj here prestigjozia britanike “The Telegraph” shkruan për Shqipërinë, kryesisht për Rivierën Shqiptare.

Në shkrimin e tij gazetari britanik Norman Miller i fton lexuesit që ta zbulojnë Shqipërinë.  “Mirë se erdhët në Rivierën shqiptare” shkruan ai.

 “Ndërsa pushuesit enden sa andej këndej në vendet e qytetërimit të Homerit, nuk e dinë se ka një vend që ka 50 milje bregdet dhe që ende nuk është futur tërësisht në rrezen e radarit. Kjo është Shqipëria e cila dikur është drejtuar nga një monark si Mbreti Zog dhe më pas për 50 vjet nga diktatura komuniste. Ende Shqipëria ka rrënoja të qytetërimeve të vjetra greke dhe romake, qytete të rëndësishme të asaj kohe siç është Apollonia dhe Butrinti.

“Nuk mund të lini pa vizituar qytete të mrekullueshme si Vlora, apo Saranda që njihen ndryshe si “Meka” e ushqimit të detit.  Butrinti rrethohet nga një lagune ndërsa përballë ka Korfuzin. Rreth e rrotull do të gjeni kodra të pyllëzuara, ullishte të mrekullueshme dhe fshtra ku akomodimi është me çmime të arsyeshme. Aty do të gjeni prodhime deti të freskëta, gatime të shijshme me bazë mishi të freskët dhe sallata. Zona njihet edhe për prodhimin e verës. Rreth 2,00 vjet më parë shkrimtari romak Plini shkruane për verën e kuqe “Kallmet” bardhë “Debine”.

 Ndër plazhet që “ The Telegraph” sugjeron për tu vizituar përmendim, Dhërmiun, Ksamilin, Bunecin dhe Borshin. Laguna e Karavastasë dhe Parku Kombëtar i Llogarasë janë ndër të tjerat vende që rekomndon për tu vizituar nga turistë të huaj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066648006439209
array(1) { ["section"]=> string(108) "prestigjozja-the-telegraph-zbuloni-rivieren-shqiptare-aty-ku-historia-dhe-e-bukura-nderthuren-sebashku-44361" }