Pretendent për të pasuar Gent GAZHELIN, kandidati për ambasador në Turqi bën premtimin E BUJSHËM: Të kthejmë eshtrat e SAMI FRASHËRIT

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 12-11-2019 Pretendent për të pasuar Gent GAZHELIN, kandidati për ambasador në Turqi bën premtimin E BUJSHËM: Të kthejmë eshtrat e SAMI FRASHËRIT Kandidati për ambasador në Turqi Kastriot Robo (kryesore) dhe personaliteti shqiptar Sami Frashëri (lart-djathtas)

Komisioni i Jashtëm po kryen seancën intervistuese të kandidatit për Ambasador të Shqipërisë në Turqi Kastriot Robon, i cili pritet të zëvendësojë paraardhësin e tij të dorëhequr Gent Gazhelin, i cili u largua nga detyra pas kritikave se injoroi thirrjen e televizionit ‘’Le lene’’ për angazhimin e shpëtimit të vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në Siri.

Kandidati Robo e ka nisur prezantimin e tij duke propozuar kthimin në atdhe të eshtrave të patriotit dhe njërit prej figurave më të mëdha në historinë e Shqipërisë, Sami Frashërit. Pasi u pyet nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli për këtë propozim, Robo u përgjigj se nuk është pamundur që finalizohet me sukses kjo iniciativë.

Dialogu Kodheli-Robo:

Kodheli: Në Turqi ndodhen eshtrat e Sami Frasherit, keni menduar momentin që morët këtë propozim që mund teë vijë një ditë që eshtrat e Samiut të kthehen?

Robo: Janë bërë perpjekje për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit, por është një figurë kombëtare dhe për vetë turqit. Unë mendoj që nuk është e pamundur, por do ta ndjek me prioritet këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U mor me forcë nga policia gjatë përplasjes në Astir, del nga qelia pedagogu dhe aktivisti i njohur (FOTO)
Kërkohet shkarkimi i tij, vendoset sot fati i Besnik MUÇIT »
Article Logic
Execution time: 0.01029109954834
array(1) { ["section"]=> string(138) "pretendent-per-te-pasuar-gent-gazhelin-kandidati-per-ambasador-ne-turqi-ben-premtimin-e-bujshem-te-kthejme-eshtrat-e-sami-frasherit-185601" }