Pretendoi se ishte portuges, 22 vjeçari shqiptar në Londër dështon përpara përkthyesit, dënohet për 3 vepra

Publikuar tek: bota, më 08:58 16-01-2017 Pretendoi se ishte portuges, 22 vjeçari shqiptar në Londër dështon përpara përkthyesit, dënohet për 3 vepra Gjykata ku u dënua shqiptari

Një 22 vjeçar shqiptar në Londër është shpallur fajtor për tre vepra penale pasi u arrestua nga policia gjatë një kontrolli në 15 shtator të 2016-ës.

Shtetasi I.Muslika, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, kishte me vete një kartë identiteti dhe patentë portugese. Ai u ndalua kur po udhëtonte me makinë në zonën e Woking në Londër dhe pas kontrollit të policisë iu gjetën 1.44 gram kokainë.

Gjatë seancës gjyqësore një përkthyes portugez u vendos përballë tij, por shqiptari nuk ka mundur të përgjigjet në portugalisht, ndaj gjykata e ka shpallur fajtor.

22 vjeçari do të vuaj dënimin për posedimin e dorës së kategorisë “A” me qëllim shpërndarjen, mbajtjen një karte identiteti false dhe dhënien e makinës pas patentë dhe siguracion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thellohet tragjedia ajrore, shkon në 37 numri i viktimave
Ministri gjerman takim urgjent me kreun e NATO-s, Steinmeier: Deklarata e Trump është shqetësuese »
Article Logic
Execution time: 0.013143062591553
array(1) { ["section"]=> string(111) "pretendoi-se-ishte-portuges-22-vjecari-shqiptar-ne-londer-deshton-perpara-perkthyesit-denohet-per-3-vepra-65635" }