Pretendon se vrau teknikun e kondicionerit nga pakujdesia, jepet masa për Griseldo Kusin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 14-11-2019 Pretendon se vrau teknikun e kondicionerit nga pakujdesia, jepet masa për Griseldo Kusin Dy vëllezërit Kusi dhe viktima Indrit Çelaj

Gjykata ka dhënë masën 'Arrest me burg' për Griseldo Kusi, i cili ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain Albano Kusi për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelajt.

Mësohet se ai pretendon se vrau Çelajn nga pakujdesia.

Kusi është u vetëdorëzua pasditen e sotme në policinë e Tiranës.

Mësohet se Kusi është paraqitur sot pa praninë e avokatëve në drejtorinë e policisë. Griseldo Kusi

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht në Tiranë. Çelaj po punonte për rregullimin e kondicionerit në vilën e familjes Kusi. Ndërkohë, pas një konflikti verbal, Griseldo Kusi dushohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Një plumb në kokë i mori jetën të riut.

Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079669952392578
array(1) { ["section"]=> string(94) "pretendon-se-vrau-teknikun-e-kondicionerit-nga-pakujdesia-jepet-masa-per-griseldo-kusin-185873" }